AKTUALITET, 27 Nëntor 2025, 22:21

"Edhe në gjykatë ka bërë thirrje për sulme!"/ Dervishi flet për Erzen Ukën: I bënte poezi terroristit...

"Edhe në gjykatë ka bërë thirrje për sulme!"/

Gazetari Ferdinand Dervishi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për Erzen Ukën, të arrestuar pak ditë më parë, pasi banesa në Orosh ku ishte ngujuar u rrethua nga forcat RENEA. 

Dervishi shpjegoi se Uka është një person i radikalizuar, që i thurte poezi terroristit al-Baghdadi. 

"Nuk bëhet fjalë që po stërviten skuadra në Shqipëri, por ishte personazh që ishte ndjekur nga anti-terrori. Kishte rekrutuar një Julian Cumrraku, bënin stërvitje në pyll, kishin armë, problemi që shihet, ky kryesori, Hamzai, luani, Erzen Uka, ka bërë disa postime në Facebook në 3 shtator dhe në 8 shtator dhe tek i pari mburr dhe përmend si njeriun që mori flamurin për të çliruar Bin Ladenin dhe thotë se qëllimi është çlirimi i Palestinës. Në 8 shtator, me Al Baghdadin, i bën poezi edhe atij.

Shumë i çuditshëm, sepse këtë një nga akuzat që i bënë, është që stërviste fëmijët e vet. Ka bërë burg për atë dhe nuk i ka hequr, i mban akoma postimet. 

Ai ka qenë komando në Afganistan për të luftuar terrorizmin dhe është kthyer me terrorizmin në mendje.

Edhe sot në Gjykatë ka bërë thirrje për sulme terroriste. Jemi në këto, avokati thotë nuk ka bërë gjë dhe armët i kishte tjetri. Policia thotë nuk kemi qëlluar. Pra, problemi është pse e kemi të përsëritur këtë punë. Pretendohet se ka shkuar për t’u stërvitur dhe kjo më bën përshtypje nxitja e terrorizmit 4-10 vjet, ndërkohë janë recidivistë", tha ndër të tjera Dervishi.