AKTUALITET, 27 Nëntor 2025, 16:45

Vrasje me dashje e mbetur në tentativë/ Rëndohet akuza ndaj të miturit për plagosjen e 15-vjeçarit në Durrës

Vrasje me dashje e mbetur në tentativë/ Rëndohet akuza ndaj

Vrasje me dashje e mbetur në tentativë, rëndohet pozita ligjore e të miturit të arrestuar për plagosjen e rëndë të 15-vjeçarit në Durrës.

Gjykata e Durrësit caktoi pasditen e së enjtes masën e sigurisë arrest në burg për të miturin e arrestuar M. K., si dhe e vleftësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë të tij.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, ndaj të miturit prokuroria ngriti akuza për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.