AKTUALITET, 27 Nëntor 2025, 16:04

Erion Isai del nga SPAK, kryebashkiaku i Kolonjës “kyç” gojën para gazetarëve

Erion Isai del nga SPAK, kryebashkiaku i Kolonjës “kyç”

Kryetari i bashkisë së Kolonjës, Erion Isaj ka dalë nga ambinetet e SPAK, ndërsa ka “kyçur” gojën para gazetarëve.

Isai është paraqitur edhe më parë në ambientet e SPAK,  ndërsa është marrë i pandehur per akuzën e shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike.

Ai akuzohet konkretisht për “Shkelje të parimeve të barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”.