TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një skandal ka ndodhur disa ditë më parë, ku gazetarit Artan Hoxha i është komunikuar në kufirin me Greqinë, se është shpallur i padëshiruar, pra non-grata, nga ky shtet.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha shpjegoi se arsyeja që po përdorin mediat greke si justifikim për shpalljen e tij non grata, është qesharake dhe thuhet se ka ndodhur për shkak se ka bërë simbolin e shqiponjës. Megjithatë Hoxha tha se kjo është një justifikim qesharak dhe se shpallja e tij non grata lidhet me qëndrimet që ka mbajtur, veçanërisht ato ndaj Belerit.
Hoxha deklaroi se ka vënë në dijeni ministren e Jashtme, por nuk ka patur asnjë reagim publik nga shteti shqiptar për këtë çështje.
"Mediat greke kanë 72 orë më nxjerrin ultranacionalist, më duket vetja si Mihal Grameno.
Gjithsesi, ishte një situatë edhe tragjike edhe komike. Kemi të bëjmë me një vend të BE-së, që ka një histori, traditë të gjatë në BE, është vendi i parë në Ballkan që u fut në BE. Ato që jemi munduar të paraqesim, rezultojnë se nuk kanë qenë të pasakta. Nuk është se nuk e kam pritur.
Ata mund të të kthejnë dhe te formulari, ka 20 arsye të tjera, që mund të të kthejë, mund të thotë ske valutën e nevojshme për të qëndruar. Mund të thotë hotelin, apo gjëra të tilla. Kur duan ata, gjejnë nga këto.
Në rastin konkret më tha direkt ke një problem, kalo në vijën e dytë. Kur më mori gjumët e gishtave dhe retinën e syrit, i thashë nuk jam kriminel të më trajtosh kështu.
Më mbrapa, tek oficeri i tretë i emigracionit, ai bëri një seri pyetjesh, që a e ke thënë kështu, a ke bërë këtë, në fund më dha formularin dhe tha je i përjashtuar përjetësisht të shkelësh në territorin grek.
Arsyet, je i padëshiruar, përbën kërcënim për rendin, etj, etj.
Në momentin që jam kthyer, kam parë reagimin e mediave greke. Në Shqipëri kam njoftuar ministren e jashtme. Më ka sqaruar kemi ngritur grup pune. Më ka thënë do të jetë në vizitë në datën 16. Publikisht asnjë reagim, përveç deputetit Bido. Falenderoj edhe zotin Cipa. Pjesa tjetër, duke filluar nga kryeministri dhe deri poshtë që bëjnë namin edhe për gjëra më të vogla, se nuk ka të bëjë me mua, se unë qytetarë jam, por si gazetar, jepet një mesazh, që shiko cilat janë pasojat që vijnë për shkak të qëndrimeve.
Kur kam raportuar për çështje që kanë të bëjnë për interferimet greke në Shqipëri, jam marrë me ngjarje konkrete, duke filluar nga masakra e Pëshkëpisë, deri te fushata për zgjedhjet europiane, ku një nga kandidatët ishte Beleri.
Në mediat greke, e nisën mediat e djathta, nxorrën një fotografi dhe thanë që kjo ka ardhur për shkak të nje fotoje në Urën e Konicës, një foto me shqiponjën. Aty ne cepin e urës, është një bunker, ku është flmuri grek, them duhet të ishte edhe flamuri shqiptar.
Unë kam bërë shqiponjën, ky është thjesht justifikimi. Unë foto të tilla kam bërë pafund. Pse është bërë kjo zgjedhje?
Patjetër, që edhe nga komunikimi që mu bë, shpallja non grata ka ndodhur gjatë fushatës elektorale të vitit të kaluar, kryesisht në muajin maj, Kam folur në mediat greke për të dëshmuar se psrsoni që kandidonte ka të shkuar problematike, Fredi Beleri. Kam folur për dënimin që ka patur për armëmbajtje pa leje, i dënuar me vendim të formës së prerë, për shkelje dhe dhunim të simboleve kombëtare, po kështu ka qenë nën hetim për masakrën e Peshkëpisë, kam publikuar shumë materiale.
Me sa duket, këto veprime… Pata paralajmërim në rastin Kacifas, kur publikova videon që ai qëllonte ndaj policisë. Ka qenë historia e varrezave të ushtrisë greke në territorin shqiptar dhe cështje të tjera, është historik i gjatë.
Në rastin konkret, pika që mbushi gotën, është kjo pjesa e fushatës së vitit të kaluar, e zotit Beleri", deklaroi Hoxha.