AKTUALITET, 10 Qershor 2024, 16:45

Rama nga Prishtina: Politika e jashtme e Kosovës është bërë e brendshme. Sjell vota këtu, por probleme jashtë

Rama nga Prishtina: Politika e jashtme e Kosovës është

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me takimet sot në Prishtinë. Ai ka takuar kryetarin e komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Rama deklaroi se politika e jashtme e Kosovës është bërë e brendshme.

“Kjo ka qenë arsyeja që unë kam qenë sot këtu. Përparimi kishte kohë që më kishte ftuar. E mori vesh se këtu ….thashethemi i shqiptarëve është më i shpejtë se 4g. Ajo që ju pyetët ishte reflektim mbi atë që ka qenë periudhë sipas meje më e suksesshme e politikës së jashtme të Kosovës, ku Ibrahim Rugova, pavarësisht peshës që kishte, u bë pjesë e barabartë e një ekipi që përfaqësonte të gjithë politikën në Kosovë dhe ai ekip përballoi me shumë sukses disa raunde të lidhura me historinë e re të Kosovës…duke shprehur keqardhjen që për fat të keq politika e jashtme është bërë e brendshme, një tendencë që thellohet më shumë, që mund të sjellë më shumë vota këtu, por mund të sjellë probleme jashtë.”, tha Rama.