TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka takuar sot Lideri i Partisë “Deva”, Ali Babaxhan në selinë e kësaj partie.
Në një postim në rrejtët sociale, Meta ka ndarë pamje nga takimi, ndërsa shkruan se me zotin Babaxhan shprehën vendosmërinë për forcimin e marrëdhënieve midis vendeve tona, por edhe midis dy partive.
Postimi i plotë: Kënaqësi të pritesha sot nga Lideri i Partisë “Deva”, z.Ali Babaxhan në selinë e kësaj partie.
Së bashku shprehëm vendosmërinë për forcimin e marrëdhënieve midis vendeve tona, por edhe midis dy partive.
E urova z.Babaxhan për fitoren e zgjedhjeve vendore nga opozita dhe vlerësova vizionin e tij për fuqizimin e demokracisë dhe vlerave europiane.
Turqia ka nevojë për një personalitet të tillë me vizion për demokracinë dhe ekonominë!