TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zjarri në fshatin Kraps të Fierit po del jashtë kontrollit, duke djegur deri tani mbi 400 drurë ulliri, ndër ta edhe ullinj shekullorë.
Mësohet se 4 automjete zjarrfikëse ndodhen tashmë në vendin e vatrës se zjarrit në kodrat me ullishte në Kraps për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Dy vatra janë ende aktive njëra brenda perimetrit te zonës së djegur dhe tjetra po përhapet drejt fshatit Portëz në anën tjetër të kodrës duke djegur sipërfaqe te konsiderueshme me ullinj e madje duke kaluar pranë fshatit Grize në Patos.
Terreni mjaft i vështirë e ka bërë jo të lehte ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.