AKTUALITET, 4 Tetor 2023, 15:07

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Kamëz, makina përplas fëmijën 12 vjeç dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Kamëz,

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot  rreth orës 13:30, në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz.

Policia bën me dije se dyshohet se një automjet tip "Benz", në pronësi të shtetasit E. B., ka aksidentuar një të mitur 12 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

I mituri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.