TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Krujës, pasi akuzohet se kishte mbjellë kanabis në oborrin e banesës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. H., 43 vjeç, banues në Thumanë.
NJOFTIMI I POLICISË
Kishte kultivuar bimë narkotike, në oborrin e banesës së tij, dhe kishte përshtatur një magazinë, për tharjen e tyre, vihet në pranga 43-vjeçari. Sekuestrohen 4.9 kg lëndë e dyshuar narkotike në proces tharjeje, asgjësohen bimët narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me AMP, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, kapjen në flagrancë të shtetasve që kryejnë vepra penale, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Spot”. Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 43 vjeç, banues në Thumanë.
43-vjeçari kishte kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës së tij dhe në afërsi të saj kishte përshtatur një ambient (magazinë), për tharjen e bimëve narkotike. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën rreth 4.9 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, shërbimet e Policisë asgjësuan me anë të djegies bimët narkotike që ishin kultivuar në këtë hapësirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.