TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një mjek ligjor në Rrëshen pa përfunduar pas hekurave. 63-vjeçari akuzohet se ka marrë 100 euro për të kryer një akt ekspertimi. Burimet policore bëjnë më dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale Z.P., 63-vjeç.
Ka qenë një 55 vjeçar nga Lezha që ka denoncuar se mjeku ligjor i kishte kërkuar 100 euro për të kryer një akt ekspertimi mjeko-ligjor për një çështje të tij. Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u sekuestrua si provë materiale, shuma 100 euro që 63-vjeçari i mori shtetasit në kundërshtim me ligjin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë në Lezhë për veprime të mëtejshme për veprën “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.