AKTUALITET, 4 Tetor 2023, 14:05

Rezoluta e PS-së për sulmin në veri të Kosovës, Çuçi: Edhe Serbia duhet të kryjë hetimet e veta pa diskutim

Rezoluta e PS-së për sulmin në veri të Kosovës,

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi komentoi rezolutën e mazhorancës për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, ku në njërën nga pikat e saj kërkohej hetim nga ana e Serbisë për ngjarjen ku u vra rreshtiri Afrim Bunjaku.

Bledi Çuçi u shpreh se “Serbia duhet të kryejë hetimet e veta pa diskutim”, duke shtuar se nga ana tjetër edhe aktori ndërkombëtar duhet të rrisë influencën e vet në mënyrë që të nxjerrë përgjegjësinë e Beogradit.

“Serbia duhet të kryejë hetimet e veta pa diskutim, edhe faktori ndërkombëtar duhet të rrisë influencën e vet në mënyrë që të nxjerrë përgjegjësinë e Serbisë në lidhje me këtë histori.

Secili duhet të bëjë hetimet e veta, s’ka vetëm një hetim. Një hetim po e bën Kosova, një hetim duhet ta bëjë Serbia për çështjet që lidhen me çështjet që ka brenda shtetit të vet”, theksoi ai.