AKTUALITET, 25 Gusht 2023, 21:30

Përjashtohet nga “Primaret” për Bashkinë e Kukësit Arif Rexhmati, ja emrat që do të jenë në garë

Përjashtohet nga “Primaret” për Bashkinë e

Është përjashtuar nga gara e “Primareve” të PD së “Rithemelimit” Arif Rexhmati, emri i propozuar nga PD zyrtare për zgjedhjet në Bashkinë e Kukësit.

Rexhmati u propozua nga seksionet e “Rithemelimit” por në reagimin e vet, ai bënte thirrje për kandidat të përbashkët, pa primare.

Ndërkohë janë zbuluar edhe emrat e kandidatëve që do të jenë në garën e “Primareve” për zgjedhjet në Bashkinë e Kukësit.

Kujtojmë se zgjedhjet në Kukës do të mbahen pas dorëheqjen s ëish-kryebashkiakut socialist, Safet Gjici, i cili u përfshi në një skandal seksual.

Emrat e kandidatëve në garë:

Ardian Sokol Elezi

2- Emri Haxhi Vata


3- Gëzim Beqir Shehu

4- Uran Rakip Cengu


5- Ylber Haxhi Zeneli