TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 23-vjeçar shqiptar është pikasur duke ecur i armatosur mbrëmjen e së enjtes në Prevezë të Greqisë nga punonjës policie.
Gjatë kontrollit policor, 23-vjeçarit iu gjet një revole e markës Smith & Wesson, dymbëdhjetë fishekë dhe mbetje kanabisi në makinën me të cilën udhëtonte.
23-vjeçari është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur një çështje për shkelje të ligjeve për armët dhe drogën.