AKTUALITET, 25 Gusht 2023, 19:48

Pushohet nga puna mjeku i spitalit të Traumës: Çfarë duhet të bëj tani, të ulem dhe të lyp para për të siguruar jetesën?

Pushohet nga puna mjeku i spitalit të Traumës: Çfarë duhet

Mjeku anestezist reanimator, Apostol Vaso pranë spitalit të Traumës është shkarkuar nga detyra, ku lajmin e ka konfirmuar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Vaso në ‘Facebook’ shkruan se arsye për shkarkimin e tij është bërë fakti se ai është me zero kreditë nga Qendra e Edukimit në vazhdim dhe nuk mund të pajiset me licencë nga Urdhri i Mjekut.

Ndër të tjera ai ka ironizuar me postimin ku shkruan “Çfarë duhet të bëj tani, të dal dhe të ulem tek kryeministria për të lypur para për të siguruar jetesën time?”.