TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Autoritetet greke kanë caktuar masën e sigurisë për tre shtetasit të cilët rrëmbyen disa ditë në kamion 13 emigrantë, pasi i akuzonin për zjarrvënie.
Mësohet se ndaj biznesmenit shqiptar Astrit Tota dhe dy personave të tjerë është vendosur masa e sigurisë ‘Arrest shtëpie’, si dhe u është hequr pasaportat dhe e drejta për të dalë jashtë territorit grek.
Kujtojmë se ka qenë vetë Tota i cili ka publikuar videon në rrjetet sociale, ku shihet automjeti i tij duke tërhequr një rimorkio që mbante 13 emigrantë të paligjshëm me origjinë siriane dhe pakistaneze.
Për këtë ngjarje, përveç pronarit të mjetit, në drejtorinë e sigurimit të Aleksandropolit janë shoqëruar dhe janë ndaluar edhe dy grekë, të cilët dyshohet se e kanë ndihmuar.
Sipas mediave greke, akuza që rëndon ndaj tyre ka të bëjë me nxitjen për kryerjen e krimeve, akteve të dhunës apo mosmarrëveshjeve me motive racore në kombinim me grabitje me motive racore.