TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbi 20 turistë kanë përfunduar në spitalin e Vlorës pasi dyshohet se janë helmuar, ku mes tyre ka edhe fëmijë rreth moshës 15 vjeç, të gjithë nga Polonia.
Dyshohet se shkak për helmimin e tyre është bërë ushqimi që kanë konsumuar gjatë turit me një anije turistike.
Lidhur me ngjarjen, mjekët bëjnë me dije se fëmijët janë nisur me autobus nga qyteti i Shkodrës, dhe pasi kanë mbërritur në Vlorë kanë udhëtuar me një anije turistike.
Sipas tyre pritet përgjigjja e analizave për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një helmim si pasojë e konsumimit të ndonjë ushqimi apo nga ekspozimi i gjatë në diell, raporton BW.
Sakaq, 6 prej tyre ndodhen në repartin e pediatrisë ndërsa të gjitha janë në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.