AKTUALITET, 25 Gusht 2023, 17:12

Shiste kokainë në disa lagje të Shijakut, “Shqiponjat” arrestojnë 27-vjeçarin

Shiste kokainë në disa lagje të Shijakut,

Policia e Durrësit, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, specialistët e Forcës së Posaçme "Shqiponja" arrestuan në flagrancë shtetasin D. Sh., 27 vjeç, banues në Gjepalaj, Shijak.

Gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin me të cilin lëvizte shtetasi D. Sh., u gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje dhe një peshore elektronike, të cilat u sekuestruan së bashku me automjetin dhe me një celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.