AKTUALITET, 17 Dhjetor 2021, 20:52

Përhapja e varianteve të reja të COVID-it, Zvicra ndërmerr masa të reja kufizuese

Përhapja e varianteve të reja të COVID-it, Zvicra ndërmerr

Zvicra ka njoftuar masa të reja kufizuese që prekin më së shumti të pavaksinuarit. Kjo shihet si një masë për të frenuar më tej përhapjen e virusit.

Sipas medieve të huaja, vendi do të shtrëngojë masat kundër COVID-19 mes të një situate të përkeqësuar, njoftoi qeveria të premten pasdite.

Masat do të zbatohen nga e hëna, më 20 dhjetor.

Masat më të ashpra të parashikuara fundjavën e kaluar, që përfshinin mbylljen e plotë të bareve, restoranteve dhe eventeve, si duket janë anuluar.

Sipas rregullave të reja, vetëm personat e vaksinuar dhe të shëruar do të kenë mundësi të hyjnë në restorante, objekte kulturore, sportive dhe evente të tjera