AKTUALITET, 17 Dhjetor 2021, 13:22

Formohet trupa gjykuese! Tre gjyqtarët që do të vendosin për Saimir Tahirin dhe Jaeld Çelën

Formohet trupa gjykuese! Tre gjyqtarët që do të vendosin për

Është plotësuar trupa gjykuese që do të shqyrtojë dosjen e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Trupa gjykuese e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do të kryesohet nga Daniela Shirka dhe dy anëtarët Engert Pëllumbi dhe Igerta Hysi.

Dosja e ish-ministrit, e cila ndodhet tashmë në GJKKO, do të nisë rishqyrtimin më 20 dhjetor të këtij viti, në orën 09:00.

Njoftimi: 

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, për çështjen në ngarkim të të pandehurve S.T. dhe J.Ç., e regjistruar pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më datë 24.11.2021, me nr. 47 regjistri themeltar, është planifikuar seanca gjyqësore në datë 20.12.2021, ora 09:00.

Pas plotësimit të trupit gjykues, ka rezultuar se çështja do të shqyrtohet nga kryesuese – gjyqtarja Daniela Shirka, anëtar – gjyqtari Engert Pëllumbi dhe anëtare – gjyqtarja Igerta Hysi.