AKTUALITET, 17 Dhjetor 2021, 17:17

Meta dekreton ndryshimet në ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit: Rrit garancinë për sistemin financiar

Meta dekreton ndryshimet në ligjin për parandalimin e pastrimit

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Ligjin nr. 120/2021 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar”.

“Ndryshimet në këtë ligj synojnë të mbrojnë sistemin financiar dhe të ekonomisë në tërësi nga kërcënimet e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, duke forcuar njëkohësisht integritetin e sistemit parandalues në vend dhe rritjen e koordinimit dhe bashkëpunimit për të kontribuar për paqen, sigurinë dhe përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare.

Ligji synon që të rrisë garancitë dhe mekanizmat që agjencitë ligjzbatuese të ushtrojnë efektivisht funksionin për parandalimin, zbulimin dhe goditjen e kërcënimeve për pastrimin e parave dhe financimit të terrorizmit. Akoma më e rëndësishme, është përpjekja për reflektimin e rekomandimeve të FATF (Financial Action Task Force – FATF) dhe Monyeval”, thekson Meta.