TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në emisionin "Open" në Top Channel, ka patur një përballje të gazetarëve me Lulzim Bashën.
Debati më i nxehtë ishte ai me Andi Bushatin, që i ka thënë në sy Lulzim Bashës, se si firmosi shkatërrimin e Partisë Demokratike, me përjashtimin e Berishës, duke shërbyer si vegël e qeverisë.
Bushati e quajti Bashën "zjarrëfikës të opozitës", "të kapur" dhe "vegël të Edi Ramës". Analisti i kujtoi manipulimin e garës me të ndjerin Sokol Olldashi, thikën pa shpine ndaj Sali Berishës, tërheqjen nga aksionet opozitare, humbjet e njëpasnjëshme, uljen e kokës në parlament, kur Edi Rama i përmendte emrat e oligarkëve. Mbi të gjitha, analisti i tha se sot, ka shumicën e demokratëve kundër dhe ka ndërtuar një realitet virtual, për t'u fshehur nga e vërteta.
Përgjigjia jashtëzakonisht "intelektuale" dhe "kreative" e Lulzim Bashës ishte, "je nipi i Hysni Kapos" dhe "je me Edi Ramën".
Më poshtë disa fragmente nga debati. Ju sugjerojmë të ndiqni emisionin e plotë, për të parë degjenerimin më të madh, që i ka ndodhur Lulzim Bashës në TV!
Video të shkëputura nga emisioni:
EMISIONI I PLOTË: