TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka përshëndetur raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për terrorizmin.
Në një postim në rrjetet sociale, Çuçi shkruan se do të vijojë të mbështesë forcimin më tej të sigurisë kufitare, proceseve të verifikimit/shkëmbimit të informacionet mbi hyrjet në kufijtë e vendit.
Reagimi i Çuçit
Raporti i DASH për terrorizmin, vlerësim & inkurajim në luftën e përbashkët. Ministria e Brendshme & Policia Shtetit mbeten të përkushtuar/angazhuar maksimalisht kundër terroristëve të njohur/dyshuar & akteve të tyre, përfshi financimin.
Si MB do të vijoj të mbështes forcimin më tej të sigurisë kufitare, proceseve të verifikimit/shkëmbimit të info mbi hyrjet në kufijtë e vendit, riatdhesimin e grave/të miturve nga Siria & shpalljen të padëshiruar & dëbimin e kujtdo që paraqet kërcënim për. Faleminderit agjencive amerikane për mbështetjen ndaj Shqipërisë, besimin & bashkëpunimin në luftë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.