TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Janë zbardhur detaje të reja nga mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, e nisur që prej më shumë se një orë e 30 minuta, në selinë blu.
Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se, nënkryetari Enkelejd Alibeaj ka propozuar që në strukturat qendrore të mos jenë individët "non grata".
Lidhur me këtë propozim kanë rënë dakord edhe anëtarët e tjerë, ku Salianji ka kërkuar kthimin e tij në rezolutë.
Pjesë nga diskutimet për këtë propozim
Dhurata Cupi: Kjo është për Sali Berishen. Ta themi qartë dhe shqip. A jemi ne në gjendje ta perballojmë dot këtë ndaj demokratëve?
Kreshnik Collaku: Jam dakort me këtë propozim.
Agron Gjekmarakaj: Jam dakort me propozimin.
Salianji: Ta kthejme në rezolutë.
Orjela Nebiaj: Dakort.