TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Bardh Spahia, ka fituar zgjedhjet në Shkodër me 20,125 vota ose 43.67%. Ai do të jetë kryetari i Bashkisë së këtij qyteti.
Spahia ishte në një garë të ashpër me kandidaten socialiste, Majlinda Angoni, me të cilën luftoi deri në fund. Angoni mori 18,205 vota, e përkthyer në 39.51%. Ndërkohë që kandidati i Lulzim Bashës, Xhemal Bushati, ka marrë vota të papërfillshme, vetëm 7,749 ose 16.82% dhe nuk kishte asnjë shpresë në këtë garë.
Gara në Shkodër ishte vërtet e ashpër dhe PS tentoi ta marrë këtë bashki për herë të parë, por ka hasur sërish në rezistencën e shkodranëve.
Ky është një lajm i mirë për kampin e Sali Berishës, që ka arritur jo vetëm të fitojë një bashki, por të mos e dorëzojë një bastion të së djathës tek socialistët.
Nga ana tjetër Lulzim Basha ka pësuar një disfatë të rëndë duke u renditur i fundit në çdo bashki, përveç asaj të Rrogozhinës, ku ka dalë i dyti. Basha refuzoi të mbajë përgjegjësi për rezultatin, duke deklaruar se nuk ka humbur "asnjë garë në jetë" dhe se këto zgjedhje ishin "anomali e anomalisë".