NË FOKUS, 7 Mars 2022, 10:06

Arritja më e madhe e Bashës në zgjedhje, del i dyti në Rrogozhinë! Në çdo bashki tjetër e katandis PD-në forcë të tretë

Arritja më e madhe e Bashës në zgjedhje, del i dyti në

Lulzim Basha ka marrë rezultatin më të dobët në zgjedhjet e pjesshme lokale, me rezultat turpërues që e ka renditur logon e Partisë Demokratike në vend të fundit. 

Arritja më e madhe e Lulzim Bashës në këto zgjedhje, është pikërisht në Rrogozhinë, ku ai ka marrë vendin e dytë. 

Zgjedhjet i ka fituar Partia Socialiste me Edison Memollën, që ka siguruar 5438 vota, ose 60.73%. 

Në vend të dytë në Rrogozhinë, është renditur kandidati i PD, Ferdinand Saraçi me 1966 vota, ose 21.96% dhe në vend të tretë, kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Hekuran Xhani me 1550 vota ose 17.31%. 

Kujtojmë se në bashkitë e tjera ka fituar Partia Socialiste, me përjashtim të Shkodrës, të cilën e ka fituar kandidati i "Shtëpisë së Lirisë", Bardh Spahia. 

Disfatën më të rëndë e ka patur PD, forcë politike e cila tashmë renditet e fundit dhe në asnjërën prej bashkive nuk e rivalizonte kandidatin direkt, pra Partinë Socialiste. 

Rezultati final në Rrogozhinë: 

Arritja më e madhe e Bashës në zgjedhje, del i dyti në

Arritja më e madhe e Bashës në zgjedhje, del i dyti në