NË FOKUS, 6 Mars 2022, 20:55

Shpallet fituesi i zgjedhjeve në Bashkinë e Vorës. Fiton PS, Lulzim Basha rezultat turpërues

Shpallet fituesi i zgjedhjeve në Bashkinë e Vorës. Fiton PS,

Në Bashkinë e Vorës ka patur votim elektronik, ndaj rezultati është bërë i ditur menjëherë. 

Fitues i zgjedhjeve është Blerim Shera i Partisë Socialiste, me 7530 vota. 

Në vendin e dytë është renditur kandidati i Sali Berishës (Shtëpia e Lirisë), Lulzim Vrana, me 2589 vota. 

I fundit është renditur kandidati i Lulzim Bashës, Ymer Marku, me një rezultat turpërues prej vetëm 687 vota. 

Rezultati - Bashkia Vorë

Pjesëmarrja : 11,096 zgjedhës kanë votuar.

Blerim Shera (PS): 7530 vota

Lulzim Vrana (Shtëpia e Lirisë): 2589 vota

Ymer Marku (PD): 687 vota

290 votues kanë zgjedhur opsionin "nuk zgjedh asnjë kandidat".