AKTUALITET, 22 Korrik 2025, 14:46

Përfundoi në spital pasi u asfiksua nga tymi, shefi i zjarrfikësve të Vlorës i rikthehet detyrës

Përfundoi në spital pasi u asfiksua nga tymi, shefi i

Luan Kapaj shefi i zjarrfikësve të Vlorës, i cili ditën e djeshme u asfiksua nga tymi dhe mori ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Vlorës vijon edhe sot të jetë në terren për të shuar flakët, por dhe për të ndihmuar kolegët e tij.

Në lidhje me situatën e zjarrit, ai thotë se flakët mbi fshatin Dukat po stabilizohen, ndërsa problem mbetet zona në afërsi të Parkut Kombëtar të Llogorasë.

Kujtojmë se nga tymi u asfiksuan dhe dy zjarrfikës të tjerë.