AKTUALITET, 28 Mars 2025, 16:48

Përfshihet nga flakët banesa në Berat, shkrumbohet plotësisht kuzhina

Përfshihet nga flakët banesa në Berat, shkrumbohet

Një zjarr ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Qoshkë” në fshatin Lapardha të Beratit. Familjarët e kanë pikasur flakën dhe menjëherë kanë njoftuar zjarrfikësit. Dy grupe shërbimi me katër punonjës zjarrfikës u nisën drejt vendngjarjes.

Falë reagimit të shpejtë, flakët u lokalizuan dhe u shuan brenda një kohe të shkurtër.

Si pasojë e zjarrit, dhoma e gatimit të banesës së shtetasit Kadri Mançe u shkrumbua totalisht. Megjithatë, situata u vu shpejt nën kontroll, duke parandaluar përhapjen e flakëve në dhomat e tjera të banesës. Sipas burimeve zjarrfikëse, shkaku i zjarrit ka qenë një rrjedhje nga bombola e gazit.