TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD-së, Sali Berisha është shfaqur në konferencën e sotme për mediat, me një statujë të bufit në tryezë. Gjesti i kryedemokratit vjen si përgjigje ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili e ka quajtur Sali Berishën “buf kënete”.
Sali Berisha theksoi se bufi nuk ishte dhuratë për kreun e qeverisë, por shtoi se është një simbol i mençurisë dhe diturisë.
Ai theksoi se “Edi Rama mendon se mund të më fyejë mua duke më quajtur buf, injoranca nuk është argument”.
“Filmojeni pak, ju lutem mos harroni. Pra kjo nuk mund të them se është një dhuratë për Edi Ramën, sepse ky është një simbol i mençurisë, i diturisë dhe i vendimit jo në shekuj, po në mijëvjeçarë.
Dhe vendosa ta sjell këtu para medieve dhe para publikut shqiptar se çfarë varfërie dhe shkretie kulturore ka njeriu që e citon, që e quan Sali Berishën çdo ditë, me emrin e simbolit më të arrirë të dijes, mençurisë dhe vendimit të Greqisë së Lashtë, të Romës së Lashtë.
Athina dhe Minerva, dy perëndeshat e njohura, njëra e grekëve, perëndeshë e diturisë, dhe e Minerva e romakëve, e njëjtë, nuk zgjodhën asnjë shpend tjetër si simbol të fuqisë së tyre mendore, por zgjodhën pikërisht bufin që u bë një personazh i dashur për të gjithë njerëzit e civilizuar.
Dhe Edi Rama mendon se mund të më fyeje mua duke më quajtur mua buf.
Injoranca nuk është argument, thotë Latini. Me keq e mbyllim këtë pjesë të konferencës për shtyp”, tha Berisha.