TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qeveria italiane mësohet se ditën e sotme ka miratuar një dekret të ri që lejon transferimin e emigrantëve të parregullt nga qendrat e ndalimit në Itali drejt kampeve të ngritura në Shqipëri.
Në kampet e ngritura në Shqipëri mësohet se pritet të transportohen edhe persona të ndaluar në Itali për t’u riatdhesuar dhe jo vetëm kërkuesit e azilit nga vende të sigurta që nuk kanë prekur kurrë territorin europian.
Këshilli i Ministrave gjeti këtë zgjidhje në mënyrë që të përdoren të gjitha strukturat që kanë mbetur ende bosh pas përpjekjeve të përsëritura të qeverisë për të zhvendosur atje emigrantët e parregullt.
Megjithatë, vijon të mbetet e paqartë nëse ky ndryshim nga ana e qeverisë italiane bie apo jo ndesh me marrëveshjen dypalëshe të firmosur me Shqipërinë, e cila parashikon që në kampet e Gjadrit dhe Shëngjinit të qëndrojnë përkohësisht vetëm emigrantë në pritje të azilit politik, dhe jo emigrantë që tashmë janë në pritje të dëbimit.