AKTUALITET, 28 Mars 2025, 12:35

'11 maji'/ Rama nga Elbasani: Premtime elektorale bëjnë ata që e dinë se do t’i humbin zgjedhjet, ne i kemi të garantuara

'11 maji'/ Rama nga Elbasani: Premtime elektorale bëjnë ata

Kryeministri Edi Rama, nga Elbasani ku po diskutohet për transformimin e Parkut Metalurgjik, iu përgjigj një pjesëmarrësi, teksa ky i fundit i përmendi premtimet elektorale.

Rama tha se premtime elektorale bëjnë vetëm ata që e dinë se do t’i humbin zgjedhjet.

Pjesë nga diskutimi:

Qytetari: Për të qenë më i qartë, nga momenti i fundit ka kaluar shumë kohë. Nuk kanë qenë mbase instrumentat e duhura për t’u arritur kjo gjë. Si mund ta vëmë në praktikë që të mos mbetet thjesht premtim elektoral.

Rama: Unë  e kërkova këtë takim se thashë që do të shkojmë për masterplanin, por thashë mirë është të takojmë edhe ata. Premtime elektorale bëjnë ata që duan me fituar zgjedhjet, ne i kemi të garantuara.