TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Elbasan për transformimin e Parkut Metalurgjik nga një trashëgimi industriale në një hapësirë të gjelbër. Të pranishëm janë edhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku dhe Kryetari i bashkisë Elbasan Gledian Llatja.
Në fjalën e tij, kryeministri tha se parku kombëtar industrial ka një potencial të jashtëzakonshëm ndërsa shtoi se janë angazhuar një sërë arkitektësh, vendas dhe të huaj, për këtë projekt
Kryeministri shtoi se ky projekt ka potencial për të hapur kryeqytetin dhe për t’i dhënë një energji e frymëmarrje të re.
Ai theksoi se të punosh në Elbasan është një distancë më e shkurtër se sa të shkosh për të punuar nga njëra anë e Tiranës në tjetrën.
Rama theksoi se ky park duhet të jetë një destinacion për të gjithë, duke theksuar se ka një potencial të jashtëzakoshëm.
Edi Rama: Qëllimi është të hyjmë në një fazë të re në transformimin e territorit të kombinatit metalurgjik në një park kombëtar industrial, i cili ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe për të cilin ne duam të mbështetemi në një aleancë me bizneset që janë këtu. Jo vetëm për zgjerimin tuaj, por edhe për të ndërtuar një koncept të ri në administratën e jetës së përditshme të këtij territori. Ne kemi angazhuar një numër të konsiderueshëm arkitektësh të huaj dhe vendas, ndër më të mirët, për të zbatuar masterplanin.
Këtu territori është i madh dhe ka vend për të imagjinuar shumë gjëra. Ideja do të jetë që ky park të jetë një destinacion për të gjithë. Ky park do të bëhet së bashku me motoparkun, pika që do të bashkojë Tiranën dhe Elbasanin dhe do ta bëjë Elbasanin pjesë të metropolit të Shqipërisë në dekadat e ardhme. Do të shkurtohen distancat. Që të vish të punosh këtu distanca është po aq ose dhe më e shkurtër se koha nga një anë e Tiranës në tjetrën.
Këtu ka potencial për të hapur kryeqytetin, dhe për t’i dhënë një energji të re. Parku i Kombinatit dhe Automotoparku, që nuk është vetëm për Formula 1 që është tre ditë në vit, por do të jetë një destinacion i përditshëm për sigurinë rrugore, sipas modeleve më të mira që ka sot Europa, falë edhe partneritetit me qendrat e sigurisë rrugore në Austri.
Ne duam që kjo rrugë të nisë nga ju, nga planet tuaja, çfarë planesh keni për zgjerimin, cilët prej jush kanë plan të zgjerohen në mënyrë që këto të dhëna t’i përfshijmë në bazën e të dhënave për të kaluar te realizimi i masterplanit. Jo vetëm biznes, por edhe kulturë, edhe sport, edhe argëtim për fëmijët. Shpresoj shumë në këtë bashkëpunim.
Në transformimin e kombinatit apo më saktë territorit të kombinatit metalurgjik në një park kombëtar industrial, i cili ka potencial të jashtëzakonshëm, dhe për të cilin, duam të mbështetemi te një aleancë me të gjithë bizneset e pranishme, jo vetëm për të stimuluar më tutje zgjerimin tuaj, por edhe për të ndërtuar një koncept të ri në administrimin e jetës së përditshme të të gjithë këtij territori, i cili njëkohësisht është i fokusuar te Elbasani.
Ne kemi angazhuar një numër të konsiderueshëm arkitektësh të huaj dhe vendas për të përcaktuar drejtimin e master planit. Këtu territori është i madh dhe ka vend për të imagjinuar shumë gjëra dhe ideja duhet të jetë që ky park duhet të jetë një destinacion për të gjithë, dhe duhet të bëhet bashkë me automotorparkun.
Pika që do të bashkojë Tiranën dhe Elbasanin, dhe që do ta bëjë Elbasanin pjesë të metropolit të Shqipërisë në dekadat e ardhshme. Që të vish të punosh këtu është një distancë po aq ose edhe më e shkurtër se sa ç’mund të jetë distanca që të merr të shkosh të punosh nga njëra anë e Tiranës në tjetrën. Duhet kuptuar se ka potencial për të hapur kryeqytetin dhe dhënë një energji dhe frymëmarrje të re me të dy këto pika, që janë shumë afër njëra-tjetrës, parku i Kombinatit dhe Automotorparku