AKTUALITET, 28 Mars 2025, 16:12

“Bufi e kishte pranuar që...”/ Rama i përgjigjet Berishës: Na tregon si do të bëhet Shqipëria me Kujtim Gjuzin

“Bufi e kishte pranuar që...”/ Rama i përgjigjet

Kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje demokratëve që u zhgënjyen nga Primaret që t’i japin një mësim Sali Berishës dhe të votojnë për PS më 11 Maj, jo për t’u bërë socialist, por për të ardhmen e tyre në BE.

Ai u përgjigj edhe Berishës, ndërsa shtoi se ky i fundit po bën fushatë me Kujtim Gjuzin.

“Bufi e kishte pranuar që është buf njëherë, Është hapi i parë. Më tregonin që kishte thënë që bufi është gjë e mençur që e kanë mbajtur si simbol. Patjetër, bufi i kënetës meriton respekt, jo kur të vjen në Tiranë e bën politikë. Bufi i veshur me kravatë që na tregon ne si do bëhet Shqipëria me Kujtim Gjuzin.

Ne kemi dy zgjidhje, njëra në BE brenda 20230 për të mbyllur negociatat dhe tjetra është në kënetë. Duke zgjedhur rrugën e BE, krijojmë kushtet që të thahet dhe këneta. Duke zgjedhur kënetën, pengojmë një mision historik dhe i biem ndesh një ëndrre shekullore, por mbajmë kënetën në jetë.”, tha ai.