TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin për pensionistët se përveç bonusit të fundvitit në dhjetor nga janari i vitit 2026 do të ketë rritje muaj për muaj përmbi indeksimin e përvitshëm natyrisht.
Edi Rama: Mbrëmë i përcollëm Parlamentit projektbuxhetin dhe jam realisht i lumtur sot t;’u them pensionistëve se fiks ashtu siç u zotuam në zgjedhje ky mandat do të jetë mandate i rritjes së përvitshme të pensioneve.
Kjo është pjesa më ë vështire e politikës financiare të një vendi, pensionet. Por më në fund, pikërisht pse nuk jemi vendi që mezi mbajmë këmbët, por jemi një vend me ekonomi të qëndrueshme që rritet ♪5do vit, mund të bëjmë atë që jemi zotuar, të rrisim pensionet vit pas viti.
Kështu, pensionistët tanë përveçse do të marrin këtë dhjetor bonusin e fundvitit, duke filluar nga janari do të kenë një rritje të shtrirë muaj për muaj përmbi indeksimin e përvitshëm natyrisht. Konkretisht sipas kategorive në fund të mandatit duhet të arrijmë që pensioni mesatar të rritet…
Jam i lumtur t’u them pensionistëve se mu ashtu siç u zotuam në Zgjedhje, ky mandat do të jetë mandati i rritjes së pensionit. Kjo është pjesa më e vështirë e politikës financiare, por më në fund mund të rrisim pensionet. Pensionistët tanë përveçse do marrin këtë dhjetor bonusin e fundvitit. Nga janari, do kenë një rritje muaj për muaj, përmbi indeksimin e përvitshëm.
Në fund të mandatit, duhet të arrijmë që pensioni mesatar të rritet, pensioni urban me vite të plota, 40 mijë lekë nga 27 mijë që është sot, Pensioni urban i pjesshëm të shkojë 22 mijë lekë nga 15 mijë që është sot nga që që është sot. Pensioni rural të shkojë 18 nga 11 mijë dhe pensioni familjar të shkojë 18 mijë lekë të reja dhe pensioni i invadilitetit të shkojë 30 mijë lekë të reja nga 20 mijë që është sot.
Rritja për secilën kategori
Pensioni mestar urban të shkojë 40 mijë lekë të reja nga 27 mijë e 350 lekë që është sot
Pensioni urban i pjesshëm të shkojë 22 mijë lekë nga 15.800 lekë sot
Pensioni rural 18000 lekë nga 11500 lekë sot
Pensioni familjar do shkojë 18 mijë lekë nga 11 400 lekë sot
Pensioni i invalidëve do rritet në 30 mijë lekë nga 20 mijë lekë sot