TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pedagogu Olsi Jazexhi, gjatë një lidhje direkte në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, foli për figurën e Fatos Nanos, duke e cilësuar atë si "islamofob".
"Nano do të kujtohet nga myslimanët si një nga njerëzit islamofobë. Jo vetëm që nuk i donte, por edhe i vodhi shumë. Me ardhjen e Nanos, nxiti konflikt fetar dhe islamofobi shtetërore.
Nano erdhi me deklarta që do të fshinte 550 vite histori shqiptare, pra historia jonë osmano-islamike. Kur u përplas me myslimanët e Elbasanit, donte të bënte qendra biznesi. Apelonte që elbasanllinjtë të refuzonin Haxhi Qamilin, ferexhetë, të pranonin progresin. Nano dhe Rama, cënuan myftiun e Komunitetin Mysliman.
Fatosi kishte një sens të trashëguar, ngaqë ishte ortodoks, urrejtje kundër islamit. Nano kishte sens të theksuar islamofobie", tha ndër të tjera Jazexhi.