AKTUALITET, 3 Nëntor 2025, 22:21

"GJK zbatoi ligjin me vendimin për Veliajn", Shehaj debaton me Telën: Përplasja Rama-Veliaj ishte teatër

"GJK zbatoi ligjin me vendimin për Veliajn", Shehaj debaton me

Analisti Andi Tela debatoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV me Agron Shehajn, kryetar i partisë Mundësia për vendimin e Gjykatës Kushtetuese pro Erion Veliajt. Ndërsa Tela u shpreh se vendimi ishte zbatim normal i ligjit, Shehaj tha se ajo seancë ishte një teatër.

Debati

Tela: Që nga dita që GJK ka 9 anëtarë, 99 për qind e vendimeve të saj kanë qenë pro qeverisë. Dhe pritshmëria ishte pro qeverisë dhe të lejonte shkarkimin e veliajt. Fakti që u mor vendimi kundër shkarkimit është zbatimi normal i ligjit.

Shehaj: Mjafton kjo? Po cila ishte përplasja në Gjykatën Kushtetuese? Nuk ju çudit që përplasja ishte mes Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Ishte një teatër. Çfarë kuptimi ka që meqë ishte kundër qeverisë...?

Tela: Ne teatrin e kemi parë më 11 shtator kur Rama doli në Asamble dhe tha do të shkarkojmë Erion Veliajn. 

Shehaj: Ishte skandal që nuk ishte shkarkuar akoma.

Tela: Do të emërojmë Ogerta Manastirliun, zgjedhjet dhe ajo do të jetë kryetare e bashkisë. Këshilli bashkiak u thirr në selinë e PS-së dhe veproi pa e thirrur Erion Veliajn. Vendimi sot vendosi që ky shkarkim ishte i parregullt. Tani pse GJK arriti te ky vendim për shumicën e njerëzve, 3 gjyqtarët që pranuan që kjo çështje të gjykohej, janë pro shkarkimit. 5 gjyqtarët e tjerë që votuan kundër shkarkimit, historikisht kanë marrë vendime pro qeverisë. Kjo është pikëpyetja që lidhet me atë që tha Arindi se llogaritë e Ramës dhe të PS nuk kanë qenë shumë të qarta për zgjedhjet dhe ka lejuar që të merret ky lloj vendimi. 

Shehaj: GJK ka marrë një vendim të drejtë apo të diktuar?

Tela: Fakti që 5 prej tyre..

Shehaj: Ti thua që fakti që u mor një vendim kundër qeverisë e bën më të drejtë dhe më të besueshëm dhe se qeveria i do zgjedhjet.

Tela: Sepse ndoshta qeveria nuk i ka dashur zgjedhjet më.

Shehaj: Atëherë dalim te ajo që ju i ndërlikoni gjërat. GJK ka marrë një vendim pro kryetarit të bashkisë që ka 8 muaj në burg, ka 13 akuza, 9 prej tyre për korrupsion. GJK të dalë dhe të na thotë si dreqin shkarkohet një i akuzuar për korrupsion.

Tela: Siç i kemi ne ligjet nuk e shkarkon dot, por ai duhet të jepte dorëheqjen. Pra kur u prangos ai duhej të jepte dorëheqjen.

Shehaj: Nëse nuk paraqitet 3 muaj në punë, shkarkohesh nga detyra.

Tela: Ky neni 3 muaj është një rudiment që ka mbetur nga kryetarët e komunave që merrnin green card në Amerikë dhe rrinin atje.

Shehaj: Po ça banaliteti është ky? Para 30 vitesh nuk akuzoheshin kryetarët e komunave për korrupsion.