AKTUALITET, 3 Nëntor 2025, 22:53

"Rama do Shabanin për Avokat Populli, e pranoni?"/ Noka: Rama po "mbërthen" Avokatin e Popullit...

"Rama do Shabanin për Avokat Populli, e pranoni?"/ Noka: Rama po

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, deklaroi në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, se Edi Rama po kap edhe institucionin e Avokatit të Popullit, që me traditë i ka takuar opozitës. 

I pyetur lidhur me kandidaturën e Adriana Kalasë, ish zyrtare e PD-së, Noka tha se e ka mbështetur, por shtoi se Rama ka një plan për ta kapur institucionin. Ndërsa kandidaturën e Endri Shabanit, për të cilin ka aludime se e mbështet mazhoranca, Noka nuk pranoi të komentojë, por tha se PD do të flasë më vonë dhe se Avokati i Popullit duhet të zgjidhet me konsensusin e opozitës. 

Ylli Rakipi: Janë shpallur shumë kandidatë për Avokat i Popullit. Për Adriana Kalanë jeni dakord? 

Flamur Noka: Edi Rama, meqenëse keni lojrat që bëni, një nga problemet madhore që po vuan shoqëria është që ka përqëndruar të gjithë pushtetet. As Ramiz Alia nuk ka administruar kaq pushtete sa Rama. Dy institucione që i kanë ngelur, Avokati i Popullit dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, janë dy institucione që kërkon ti shtërë në dorë. Gjithë institucionet e tjera, i ka në xhep Edi Rama. Duke përfshirë gjykata, SPAK, e me rradhë.
Tani ç’po bën? Kemi një vit e gjysmë në procedurë. Ju kemi dhënë kandidaturë, as nuk e fusin në diskutim asnjë moment. Kemi ngritur diskutime, Edi Rama, kam biseduar personalisht me Peleshin, asgjë. Narkosi nuk lejon të miratojnë asnjë kandidaturë, përveçse kërkon të fusë në dorë Avokatin e Popullit. Çdo kandidaturë që mban firmën e deputetëve të PD, është dinjitoze për atë pozicion, por jemi të sigurtë që është histori e stisur nga Rama. Zonja Kalaja, do isha i nderuar dhe e meriton, por duhet të dijë një gjë, që informacionet nga kampi rozë, janë që Rama do ta mbërthejë këtë institucion.  

Adriana Kalaja: Ligji për Avokatin e Popullit nuk e ka si kusht mospjesëmarrjen në një parti, por meqenëse komisioni i ligjeve e ka marrë vendimarrjen dhe e ka bërë kusht, isha e detyruar të respektoja këtë, por edhe për të patur barazlargim nga partia.

Ylli Rakipi: Po sikur të mos zgjidhesh, a të pranojnë më këta të kthehesh në parti? 

Adriana Kalaja: Kur bëhet dorëheqje nuk ka kuptim kthimi mbrapa. Unë e kam me pasion çështjen e avokatisë për të drejtat e njeriut. 

 *** 

Ylli Rakipi: Rama ka mundësi të mbështësë Endri Shabanin për Avokat të Popullit, opozitar është edhe ai. E pranoni ju?

Flamur Noka: Hyra në emra për shkak se Adriana Kalaja ishte në ekran përballë meje. Çdo emër që nuk del nga opozita do ta komentoj kur të vijë momenti.

Ylli Rakipi: Shabani pse të mos jetë?

Flamur Noka: Çdo kandidat që të kalojë duhet të marrë konsensusin e opozitës.

Ylli Rakipi: Kandidatë janë 23 deri tani.

Flamur Noka: Problemi nuk janë kandidatët por korrupsioni.