AKTUALITET, 4 Nëntor 2025, 09:39

Kuçovë/ Shpërthim me tritol në një biznes, detajet! Lënda plasëse ishte vendosur tek dera

Kuçovë/ Shpërthim me tritol në një biznes, detajet!

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një biznes në lagjen Postobllok të Kuçovës.

Njoftimi i policisë:

Kuçovë/Informacion paraprak

Gjatë natës, në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin në pronësi të shtetasit G. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës së biznesit.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.