TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, akuzoi se të gjitha mediat në Shqipëri janë të kapura nga qeveria. Ai citoi raportin e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit, për të thënë se mediat janë në shërbim të qeverisë së Ramës.
Debati
Noka: Edi Rama ka 13 vjet në pushtet. Në këto kohë ai ka zgjedhur kodin Omerta për veten, ndërsen analistë që i paguan nëpër borde.
Rakipi: Edhe ju keni paguar.
Noka: Jo, asnjë analist, kanë qenë ekspertë. Këta analistët janë nëpër borde që nuk thonë asgjë për qeverisjen dhe se fajin e ka opozita, Ne me mercenarët mediatikë refuzojmë të dalim. Debati publik është që të vijnë përfaqësuesit e narkosit këtu për shëndetësinë për programin e tyre për çfarë kanë bërë dhe s’kanë bërë, se s’kanë bërë gjë, e kanë shkatërruar, për bujqësinë, fondet IPARD.
Rakipi: Je bërë demagog. Mora unë sekretarin e Përgjithshëm të PS-së dhe më tha nuk vij. Tani unë vetëm të marr "pushkën" që të vijnë me ju...
Noka: Të vijnë dhe të thonë se edhe pse rrugët janë të arta, infrastruktura është 100 vite pas standardit të BE-së. Pse raporti i OSBE/ODIHR-it thotë që të gjitha mediat janë të kapura nga qeveria?
Rakipi: Kush media përshembull?
Noka: Raporti i OSBE/ODIHR-it.
Rakipi: Jo të gjitha mediat, thotë janë një pjesë e mirë e mediave. Mi thuaj mediat, cilat janë të korruptuara? Top Channel është i korruptuar?
Noka: Ta them unë. Po.
Rakipi: TV Klan është i korruptuar?
Noka: Po.
Rakipi: Në rregull pastaj.
Noka: Prit.
Rakipi: Vizion Plus?
Noka: Patjetër.
Rakipi: Ne?
Patjetër. Patjetër. Vazhdo më tutje.
Rakipi: Ç’kemi bërë ne vallë?
Noka: Propagandë. Jeni bërë të gjithë dritare ku pasqyrohet errësira e qeverisë si një dritë që ndriçon vendin.
Rakipi: Ore ti vjen këtu dhe thua ç’të të dojë menderja dhe të thërras të thuash ç’të duash.
Noka: Raporti thotë se AMA dhe RTSH funksionojnë nën kontroll të plotë politik me përmbajtje të plotë për qeverinë.