TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aksident në Lushnjë! Një automjet tip ‘Ford’ me targa AB 324 CI i drejtuar nga një 40 -vjeçare duke udhëtuar në daljen jugore të Lushnjës ka goditur një tufë me bagëti.
Si pasojë e goditjes disa bagëti të imëta kanë ngordhur ndërsa mjeti ka pësuar dëme materiale.
Drejtuesja e mjetit nuk është lënduar, po ashtu edhe bariu, i cili nuk ka qenë në rrugë në momentin e përplasjes. Policia e qarkullimit rrugor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka dokumentuar rastin ndërsa ka disiplinuar trafikun e krijuar nga kjo situatë.