AKTUALITET, 27 Shkurt 2022, 14:35

Lëvizja e radhës/ Putin urdhëron forcat e parandalimit bërthamor të Rusisë që të jenë në gatishmëri!

Lëvizja e radhës/  Putin urdhëron forcat e parandalimit

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar forcat e parandalimit bërthamor të Rusisë që të jenë në gatishmëri të lartë.

Putin ka urdhëruar komandën ushtarake që të vërë në lëvizje këto forca. Aksioni në fjalë vjen pas deklaratave agresive të vendeve të NATO-s, raporton Reuters.

Kujtojmë se prej katër ditësh Rusia po sulmon disa qytete ukrainase, ndërkohë që synon t’i afrohet Kievit.