TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha sot e ka pritur për një takim ish-deputetin në Kuvendin e Kosovës, Gani Geci. Njoftimin për këtë takim e ka dhënë Geci, nëpërmjet një postimi në Facebook.
Ai ka thënë se takimi ishte shumë miqësor, duke e quajtur Berishën lider historik të së djathtës në Shqipëri.
Postimi i Gecit
Të dashur miq,
sot së bashku me Sabi Kaçanollin ishim në një takim shumë miqësor me liderin historik të së djathtës në Shqipëri, ish presidentin, ish kryeministrin e Republikës së Shqipërisë z.Sali Berisha.
Biseduam për Kosovën, për Shqipërinë për politikën ruso-serbe në Ballkan, për njerëzit e politikës në Kosovë të cilët tentuan ta ndajnë Republikën e Kosovës, biseduam edhe për sfidat e PD-së në Shqipëri edhe për LDK-në në Kosovë gjithashtu dhe për shumë çështje me prioritet në përgjithësi.
E përgëzova doktorin, për shëndetin dhe energjinë e pa shterrshme që e ka dhunti nga Zoti dhe ne fund e falënderova për pritjen!