AKTUALITET, 22 Qershor 2025, 12:29

Pas Netanyahut, edhe Tritan Shehu mbështet sulmet ndaj Iranit: Vendimi i Trump në sinkroni me liderët botërorë

Pas Netanyahut, edhe Tritan Shehu mbështet sulmet ndaj Iranit: Vendimi i

Pas reagimit mbështetës të kryeministrit izraelit, Natanyahu, edhe deputeti Tritan Shehu, i cilësoi sulmet amerikane në bazat bërthamore të Iranit, një pikë kthese të SHBA-së, në rolin e saj paqeberës në arenën globale.

Shehu tha se SHBA-të kanë ndërmarrë sërish një rol aktiv në zonat e nxehta të konfliktit, për të ndalur Iranin për t’u pajisur me armë bërthamore, që mund të jetë rrezik potencial jo vetëm për rajonin e Lindjes së Mesme por për të gjithë botën.

Sipas Shehut, veprimi luftarak i SHBA me bombardimin e centraleve bërthamore, tregon dëshirën për rinisjen e negociatave me Iranin, që ky i fundit të mos zhvillojë e të ketë armë bërthamore dhe ai sugjeroi që politika e jashtme shqiptare duhet të rreshtohet krah SHBA-së dhe të solidarizohet me politikën dhe veprimet e saj ushtarake ndaj Iranit.

"SHBA po marrin rol aktiv përsëri në zonat të nxehta, për të prevenuar luftëra dhe ata që duan të nxisin luftëra që të paktën mos të kenë armë bërthamore, jo vetëm për rajonin, por edhe botën. SHBA-Trump janë në rolin e  tyre të mbrojtjes së paqes, stabilitetit dhe shmangien e armatosjes së Iranit me armë bërthamore.

Veprimi i SHBA, tregon dëshirën për negociata, pranimi se Irani s’do të ketë armë bërthamore. Është në sinkroni me liderët botërorë. Askush s’mund të lëjojë për armë bërthamore ndaj Iranit, për mënyrën e kompozimit të regjimit, aktet terroriste që ka ndërmarrë. Kërcënon paqen jo vetëm në zonë por edhe më tepër nëse do kishte armë bërthamore. Askush nuk do që Irani të ketë armë bërthamorë. SHBA në këtë mënyrë zhvilluan rolin protektiv për paqen e stabilitetin.

Detyra jonë si Shqipëri, të solidarizohemi me SHBA, që në ato zona të ndjekim hap pas hapi politikat amerikane. Trump po jep rol aktiv pas një pasiviteti të SHBA, në rolin e ruajtjes së paqes.

Nuk besoj se mendimi i Guterres mund të verë në bankën e të akuzuarve sSHBA, që kishin rol paqeje në stabilitetin rajonal. Në regjime të tilla, ekstremiste që përdorin struktura terroriste, që kërkojnë të armatosen me armë bërthamore, është e vështirë të negociosh. Hapet një shteg që të ketë reflektim nga ata që drejtojnë Iranin, për të siguruar se Irani s’do të ketë armë bërthamore. Lëvizja e dytë është shtypja e regjimit të Ajotollahut, është detyra e iranianëve se si do të jetë e ardhmja e Iranit. Irani ka nevojë për ndryshim regjimi, dhe rivendosjen e vlerave demokratike.

Irani duhet të pranojë realitetin sot e të heqë dorë nga armët bërthamore. Konfliktet të zgjidhen me tryezën e bisedimeve, siç ndodhi me Pakistan-Indi. Problem është që a do të lihej Irani të krijonte armë bërthamore me rrezik përtej rajonit, apo do të duhej ndërhyrja kirurgjikale e SHBA-së?! Kjo do të varet nga Irani vetë, por edhe me vullnetin e popullit iranian për të rivendosur demokracisë në atë vend."- tha Tritan Shehu.