TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbrëmjen e sotme, një zjarr i fuqishëm ka përfshirë kodrat e Cakranit, në kufi me Mallakastrën. Flakët kanë shkrumbuar një sipërfaqe të madhe me shkurre, ndërsa ekipet zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të vënë situatën nën kontroll.
Fatmirësisht, në zonën e prekur nuk ka banesa të rrezikuara. Sipas dyshimeve paraprake, zjarri ka nisur si pasojë e djegies së mbetjeve të barit nga fermerët, por për shkak të kushteve atmosferike situata ka dalë jashtë kontrollit.
Forcat zjarrfikëse kanë arritur të izolojnë vatrën e zjarrit dhe po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve, me qëllim që të parandalohet çdo rrezik i mundshëm për përhapje më të gjerë.