AKTUALITET, 21 Qershor 2025, 21:36

Shkrimi i Agim Neshos në Fox News/ Berisha: Edi Rama damkoset si “Ramaduro” i Europës për lidhjet me drogën dhe autoritarizmin

Shkrimi i Agim Neshos në Fox News/ Berisha: Edi Rama damkoset si

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ashpër pas publikimit të një artikulli të Agim Neshos, në median amerikane Fox News, që kritikon kryeministrin Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha e quajti Ramën “Ramaduro”, duke e damkosur si “Maduro i Europës”. 

Artikulli i Fox News, i shkruar nga ish-ambasadori shqiptar në SHBA dhe anëtar i Partisë së Lirisë, Agim Nesho, e përshkruan Ramën si një autokrat “progresiv” dhe “kameleon politik”, i cili ka fituar katër mandate dhe ka krijuar një regjimin autoritar, duke u mbështetur në elitën globale dhe duke u pozicionuar kundër ish-presidentit amerikan Donald Trump. Nesho thekson se Rama është i njohur për retorikën anti-Trump dhe për lidhjet e tij me rrjetet e Sorosit dhe Shoqërinë e Hapur, ndërsa brenda vendit po shton tendencat autoritare.

Reagimi i Berishës erdhi si një përkrahje ndaj artikullit. 

"Damkosje historike!
Edi Rama damkoset botërisht si “Ramaduro”, pra Maduro i Europës!
Fox News, televizioni më i fuqishëm dhe më i shikuar në SHBA e quan Edi Ramën kreun e narko-shtetit të parë dhe të vetëm në Europë si “Ramaduro”për ngjashmërinë e tij identike me diktatorin e Venezuelës Nicolas Maduro.
Kështu Edit Rama për shkak të lidhjeve të tij të fuqishme me kartelet e drogës, përqendrimit të të gjitha pushteteve në duart e tij, shndërrimit të procesit zgjedhor në farsë elektorale, etiketohet si “Ramaduro”, pra shpallet si Maduro i Europës.
Këtu më poshtë keni artikullin e publikuar sot nga Tv Fox News!", shkruan Berisha.