AKTUALITET, 21 Qershor 2025, 20:28

Shqiptarët “pushtojnë” Nju Jorkun me paradën kuqezi në zemër të Manhatanit, mijëra njerëz festojnë me këngë e valle shqip

Shqiptarët “pushtojnë” Nju Jorkun me paradën kuqezi

Komuniteti shqiptar në Nju Jork ka mbajtur paradën e përvitshme në rrugët e “Mollës së Madhe” duke veshur me ngjyrat kuq e zi një nga zonat më në zë të këtij qyteti.

Shqiptarët “pushtojnë” Nju Jorkun me paradën kuqezi

Mijëra shqiptarë, të vegjël e të mëdhenj, me tupanë e cyrle marshuan përgjatë Central Park në West Manhattan, duke sjellë për të disa orë një shije shqiptare në qendrën e Amerikës.

Shqiptarët “pushtojnë” Nju Jorkun me paradën kuqezi

Edhe këtë vit parada u organizua nga “Albanian Roots”, me të përhershmin Marko Kepi që mbajti dhe fjalën përshëndetëse.

Shqiptarët “pushtojnë” Nju Jorkun me paradën kuqezi

Përpara paradës, kreu i bashkisë së Nju Jorkut organizoi një pritje për komunitetin shqiptar në banesën e tij.