TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përplasja mes Partisë së Lirisë dhe ish-sekretarit të saj organizativ Endrit Braimllari vazhdon të thellohet. Zëdhënësja e PL-së, Jasmira Memelli, ka reaguar ashpër ndaj Endrit dhe Eriol Braimllarit, duke i quajtur “palaço të regjimit” dhe duke i akuzuar për mashtrime dhe shkelje ligjore në lidhje me lobimet e LSI-së gjatë viteve 2018–2019.
Memelli publikoi një dokument të SPAK, ku sipas saj, vërtetohet se është pikërisht Endrit Braimllari firmëtari i kontratave të lobimit për LSI-në në atë periudhë, kohë kur Ilir Meta ushtronte detyrën e Presidentit të Republikës. Ajo e cilësoi Braimllarin “xhepist ordiner” dhe e akuzoi për shpifje dhe mashtrime publike, duke këmbëngulur se veprimet e tij janë të paligjshme dhe do të ndëshkohen.
Në deklaratën e saj, Memelli akuzon edhe Eriol Braimllarin për lidhje të shumta me shqiptaro-amerikanin Adrian Shatku, ndryshe nga sa ka deklaruar ky i fundit publikisht. “TIMS-i, dëshmitë dhe provat autentike do të vërtetojnë takimet e tij të shumta”, tha zëdhënësja e PL-së.
Përplasja mes palëve ka nisur prej javësh, pasi Endrit Braimllari, tashmë pjesë e PS-së, ka mohuar akuzat për përgjegjësi në dosjen e lobimeve, ndërsa PL vijon ta cilësojë atë si përgjegjës kryesor për firmat e dhëna.
POSTIMI I PLOTË
????????????̈ ???????????????????????? ????????̈???? ???????? ????????????????????̈????????????????????????̈ ???????????????????????? ???????????? ???????????????????? ????????????????????????????????????????, ???????? ????????????????????̧???????? ???? ????????????????????????????????!
Palaçoja në shërbim të regjimit, xhepisti Endrit Braimllari, firmëtari i lobimeve për LSI në periudhën 2018-2019, sipas vetë dokumentit zyrtar të SPAK, vazhdon me paturpësi shpifjet e pacipa, sikur lobimet janë kryer vetëm në kohën kur Z. Ilir Meta ka qenë kryetar partie.
Ky mashtrues ordiner i nivelit ZH, që duhet të mbajë përgjegjësi penale për firmat e hedhura pa teklif, vijon të gënjejë dhe shpifë botërisht duke e cilësuar të ligjshme firmën e tij për lobimet, që vetë SPAK e cilëson të paligjshme, për periudhën 2018-2019, kur çdo shqiptar, i madh dhe i vogël, e di shumë mirë që Ilir Meta ka ushtruar detyrën e rëndësishme shtetërore të Presidentit të Republikës dhe jo të kryetarit të LSI-së.
I kujtojmë palaços, që mendonte se duke veshur kostum dhe kollare do mund të bëhej kryetar partie, që KURRË nuk ka për t’i shpëtuar NDËSHKIMIT LIGJOR për firmat dhe shkeljet që ka kryer.
Gjithashtu u bëjmë thirrje të gjithë socialistëve të ndershëm të kenë kujdes nga ky xhepist ordiner, që dora nuk i lëviz vetëm për të hedhur firma të paligjshme, që të na kthejë financieren e partisë që na “rrëmbeu” ditën kur u konvertua në “rilindas”.
Një përgjigje edhe për palaçon tjetër, kushëririn e tij, Eriol Braimllarin, që pretendon se e ka takuar vetëm 1 herë shqiptaro-amerikano-dibranin, Adrian Shatkun, në praninë e Z. Ilir Meta.
E ftojmë Eriolin të kthjellohet dhe të kujtohet edhe 1 herë se na rezulton se e ka takuar mbi 100 herë Adrianin, se ai, njësoj si Endriti, mund ta ketë ves mashtrimin, por TIMS-si, dëshmitë dhe dëshmitarët okularë dhe provat autentike nuk gënjejnë KURRË!
