LIFESTYLE, 22 Qershor 2023, 10:25

Pas Enrique Inglesias dhe Ricky Martin, një tjetër artist me famë botërore do të vijë në Shqipëri këtë verë për të performuar

Pas Enrique Inglesias dhe Ricky Martin, një tjetër artist me famë

Dy yjet e muzikës latine, Enrique Inglesias dhe Ricky Martin do të vijnë për të performuar për herë të parë në Tiranë.

Enrique do të performojë me 30 qershor në kryeqytetin e shqipërisë, ndërsa Ricky me 20 korrik.

Mirëpo pas këtyre dy këngëtarëve të njohur një tjetër artist me famë botërore do të vizitojë Shqipërinë për të dhuruar një performancë live.

Bëhet fjalë për Dj dhe producentin e njohur, Martin Garrix.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja e Iva Tico gjatë një interviste për emisionin “Good Morning Albania”, ku tha se nga mesi i muajit gusht do vijë në Shqipëri një ndër Dj më të njohur Dj Martin Garrix.

“Është në Gusht (eventi), në mes të gushti, në 19 qershor është Dj Martin Garrix që është një nga Dj më të famshëm dhe më të paguar në botë.

Por kemi një detaj që nuk është përcaktuar prandaj nuk kanë dalë biletat në shitje, vendi i koncertit sepse janë në bisedime ndoshta për ta spostuar diku pranë bregdetit sepse do të ketë shumë të rinj dhe jashtëzakonisht shumë turistë që mezi po presin. Është një Dj që ka bërë muzikë me Dua Lipën është jashtëzakonisht i njohur.”- tha Iva Tico.

Pas Enrique Inglesias dhe Ricky Martin, një tjetër artist me famë