AKTUALITET, 17 Mars 2025, 10:11

'Partizani'/ Sali Berisha në SPAK për masën detyrim paraqitjeje

'Partizani'/ Sali Berisha në SPAK për masën detyrim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje për aferën Partizani. Në hyrje të SPAK ishin vetëm disa militantë të Berishës dhe eksponentë të PD, si Flamur Noka.

Berisha është marrë i pandehur për çështjen e aferës së privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’ dhe dhe më 4 prill pritet që të vendoset kalimin apo jo për gjykim i dosjes, që do ta bënte Berishën zyrtarin më të lartë të shtetit shqiptar në 34 vite demokraci, që del në një proces gjyqësor si i pandehur zyrtarisht për korrupsion.