AKTUALITET, 16 Mars 2025, 20:25

Përfshihet nga flakët një objekt në kalanë e Elbasanit

Përfshihet nga flakët një objekt në kalanë e Elbasanit

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një objekt të rëndësishëm në Kalanë e Elbasanit.

Në vendngjarje kanë shkuar mjetet e shërbimit zjarrfikës dhe një numër i madh punonjësish të cilët po punojnë për izolimin e flakëve.

Paraprakisht nuk janë të qarta shkaqet e këtij zjarri i cili duket i vështirë për t'u vënë nën kontroll të plotë për momentin.

Flakët kanë përfshirë godinën e ish-shkollës “Kostandin Kristoforidhi” që më pas u kthye në shkollë private “Dakli” në lagjen “Kala” të Elbasanit.

Pas orës 20:50 zjarri ne godinen e braktisur ne kalane e Elbasanit u vu në kontroll të plotë. Nuk ka deme ne ndërtesat e tjera. Mendohet se shkak i zjarrit ka qene ndonje cigare e ndezur e hedhur nga kalimtare apo nga persona perdorues te lendeve narkotike te cilet perdorin ndërtesat e braktisura per t'u fshehur.